“Ndryshova mendim për Lavrovin pas luftës”, Lajçak flet pasi i dolën bisedat me Epstein: Ndërgjegjjen e kam të pastër Përfshirja e Lordit Peter Mandelson në skandalin Epstein mund të shkojë përtej pagesave të bëra nga financieri pedofil, përfshirë një të tillë në emër të Reinaldo Avila da Silva, partnerit të politikanit të njohur laburist në vitin 2009, sipas dokumenteve të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.
Policia tani po shqyrton raportimet se Mandelson, ish sekretar shteti për Tregtinë dhe Industrinë, i ka përcjellë Epsteinit informacione të ndjeshme qeveritare, përfshirë paralajmërimin për paketën prej 500 miliardë eurosh të BE-së, e cila synonte shpëtimin e euros.
Tashmë, sipas BBC-së, politikani po shqyrtohet për shpërdorim të detyrës publike dhe sjellje e papërshtatshme financiare. Ndërkohë, Keir Starmer përgatitet të drejtojë mbledhjen e tij javore të kabinetit me këtë zhvillim në fokus, pasi Zyra e Kryeministrit deklaroi se Mandelson nuk duhet të jetë anëtar i Dhomës së Lordëve. Ky i fundit dha dorëheqjen nga Partia Laburiste të dielën në mbrëmje. Ish-kryeministri Gordon Brown e dënoi rrjedhjen e dyshuar të një “dokumenti tepër sensitive qeveritar” gjatë krizës financiare, duke e cilësuar atë si “plotësisht të papranueshme”.
Starmer, sipas shtypit ndërkombëtar, gjithashtu i dha ultimatum sekretarit të përgjithshëm të qeverisë së tij Cris Wormald të shqyrtojë të gjitha informacionet në lidhje me kontaktet mes Mandelson dhe Epstein gjatë kohës së tij si ministër nga viti 2008 deri në vitin 2010.
Në një shkëmbim tjetër mesazhesh, të zbuluar nga Financial Times, Mandelson duket se sugjeron që Epstein t’i kërkojë kreut të JPMorgan të “ushtrojë presion” mbi kancelarin britanik për të ulur taksën mbi bonuset e bankierëve.
Top Channel