“Të gjithë ish-deputetët i keni bërë drejtorë”/ Ligji për konfliktin e interesit, Korreshi dhe Braçe një mendje: Kemi problem në qeverisje

03/02/2026 21:06

Ligji për konfliktin e interesit që po flitet në Kuvend ka sjellë pakënaqësi te disa deputetë.

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi u shpreh se ky ligj i penalizon deputetët pas përfundimit të mandatit dhe që vendosin mos të jenë më pjesë e Kuvendit.

“Keni futur lloj-lloj çorollopi, edhe picaiolin dhe keni harruar konfliktin e investitorit strategjik. Kjo s’qenka konflikt interesi? Pse kështu? Po ju na bëni për të qeshur… Nuk zbatohet për personat e lidhur me personat e lidhur. Tani do flasim për juridikës apo ta kthejmë myzeqarse? Pra, personat e lidhur me personat e lidhur. Pra, vjehrrin me vjehrrën. Çfarë të bëjmë nesër? Ndahet gruaja e iku, bashkë me vjehrrin e vjehrrën. Kështu i bie?

Në Itali lejohet. Do punojë stomatolog ai. Kujt do ia transferojë? Personave të besueshëm? Kush janë këta persona të besueshëm? Ne s’po i besojmë vetes tonë. Çfarë po bëni me këto?

Në s’do bëjmë dot pica. S’do ikim dot për gjueti. Çfarë është kjo nevroza që s’duhet të punojmë asnjë nga ne?

Ju keni vendosur të gjithëve ish-deputetë drejtuesa. Çfarë do bëni, do i hiqni? Të gjithë ish-deputetët tuaj janë bërë drejtues. Blerina Gjylameti, merrni të gjithë me radhë. Çfarë do bëni? Të jemi të sinqertë, pavarësisht çdo gjëje, po i kaloni caqet. Nuk mund të marrë asnjë deputet fonde publike. Por jo që bashkëshortja mos të hapë piceri. Po çfarë të bëjmë ne pasi mos të jemi më deputetë, të mbledhim kanaçe? Ju lutem, realisht për të qenë të sinqertë. Në Evropë do shkojmë, por mos të shkojmë në para Evropës. Lëreni ta zgjidhë konfliktin e interesit vetë Evropa, pastaj të futemi në Evropë. Lexojeni këtë ligj para se të votoni këtë ligj se ka problematika”, u shpreh Korreshi.

Thuajse i të njëjtit mendim ishte dhe deputeti i PS-së, Erion Braçe, i cili tha:

“Unë me votë në sallën e Kuvendit po përcaktoj nivelin e borxhit që do të arrijë qeveria dhe sa dalë nga salla marr borxhin e qeverisë. Këtu në sallë a ishim në konflikt interesi kur votuam që të ndryshonim shkallën e tatimit progresiv të të ardhurave? A është konflikt interesi ky? Mund t’i nxjerrim të gjithë deputetët nga salla? Nuk votohet më asnjë ligj kështu.

Po mund të rrinim shumë qartë dhe shumë prerë në një marrëdhënie që mund të qëndronim të përjashtuar. Në krahun tjetër, puna e deputetit është tjetër histori.

Dëgjova pak më parë që thoni që deputeti mund të ushtrojë çdo profesion tjetër, por pa pagesë. Çfarë do thotë pa pagesë? Po, deputeti nuk mund të ushtrojë profesionin e tij në sektorin publik se s’ka logjikë të përfitojë nga paratë publike. Po si mund ta ndalosh deputetin të punojë në biznesin e tij pa pagesë? Pyetja që kam unë, a do t’i njihet si vjetërsi pune kjo? Janë disa elementë që e zgjedhin kot gamën. Ne kemi një problem shumë të madh në qeverisje, jo te deputeti. Problemi i madh që kemi në qeverisje është si rekrutojmë në një pozicion që është, apo përkufizohet si drejtues i njësisë zbatuese të buxhetit, ose administrues i të mirave publike të shtetit. Patjetër që atje e kemi si i rekrutojmë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB