“Rama ju kërcënoi, juve i luteni”/ Kapri i drejtohet deputetëve të PD: Do bashkëpunoni apo jo me qeverinë?

03/02/2026 10:41

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i është drejtuar opozitës në seancë plenare, nëse do të marrin pjesë apo jo në komisionin për Reformën Territoriale.

“Rama ju kërcënoi, juve i luteni”, – tha Kapri.

“Ju i trajtoni ca të nënës dhe ca të njerkës. Në fillim të dhjetorit kam dorëzuar ndryshime në Kodin Rrugor për monopatinat, nuk ka asnjë përgjigje. Nuk e kuptojmë prioritetin. Sa për kthimet e përgjigjeve, i kam kërkuar Bankës së Shqipërisë para 3 muajsh e gjysmë informacion për mikrokreditë, nuk çojnë përgjigje. Ashtu si edhe në Kuvend, kam kërkuar interpelancë me ministren e Arsimit për dhunën në shkolla dhe nuk ktheni përgjigje.

Sa i përket komisionit të posaçëm. Për kolegët e opozitës, duam të kuptojmë: do bashkëpunojmë apo jo me Ramën? Ai ju kërcënoi që ka numrat, ju i luteni tani Ramës. E pamë reformën e Ramës se çfarë ndodhi. Pushteti vendor është në gjendjen më të rëndë të mundshme dhe nuk mund ta tolerojmë këtë gjë”-u shpreh Kapri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB