PS dhe PD ndajnë “mjaltin”, ndahen paratë e zgjedhjeve. Aleatët e vegjël kërkojnë shpërndarje më të mirë

03/02/2026 15:10

2026 nuk është vit zgjedhor, por për politikën është sërish vit i artë. Llogaritë e tyre bankare do jenë sërish plot me para, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u shpërndau fondin vjetor që kap shifrën e 3.5 milion eurove. 

Pjesën e luanit e mori Partia Socialiste me 83 mandate e cila përfiton mbi 1.7 milion euro.  Edhe pse korri disfate te thelle elektorale  në arkën e Partisë Demokratike do kalojnë rreth 800 mije euro. Me Ilir Metën në burg Tedi Blushit i bie barra të menaxhojë 113 mije euro që mori Partia e Lirisë.

Fati i  buzëqeshi edhe  aleatëve   të tjerë   të demokratëve, që Sali Berisha i strehoi në logon e tij për zgjedhje,  Koalicioni Madhështor në total ia doli te  rrembeje mbi  1 milion euro, por të  vegjlit kishin ankesa për shpërndarjen e parave brenda vetes.

“Nuk jemi dakord për mënyrën e shpërndarjes. Pika “C” e nenit 19 përfshihen partitë që kanë mbi 1% të votave të marra. PR  nuk është përfshirë por është përfshirë vetëm PD”, u shpreh nënkryetari i PR-së.

“Tjetra është që ky fond të caktohet nga përqindja në nivel kombëtar por nga përqindja që zë çdo lloj partie nenkolaicion”, tha Thoma Miço, Nënkryetar i Partisë Agrare.

“Ne do bëjmë një ndryshim konsideruar dhe diskutimit të partive politike. Koalicioni do marrë paratë në raport me PS dhe çdo subjekt tjetër. Përqindja që merr p.sh. Partia Agrare do jetë përqindja që në totalin e votave që ka marr koalicioni jo në rang kombëtar”, tha Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ-së.

Edhe ata që dolën jashtë loje nuk mbetën duarbosh. Endri Shabani, i cili nuk ia doli të ulej në karrigen e deputetit por u ul në atë të avokatit të popullit e la partinë me financa të shëndosha, pasi Nisma Thurje mori 40 mijë euro.

Lulzim Basha nuk siguroi një ulëse në parlament, por  Koalicionit Euroatlantik nuk i doli keq, pasi falë  pjesëmarrjes në zgjedhje siguroi rreth 46 mije euro.

Votat që fituan në zgjedhje u përkthyen në para për partitë e reja parlamentare të drejtuara nga Lapaj Shehaj dhe Qori.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB