Nuk pranoi të kontrollohej në Bllatë dhe tentoi të largohej me automjet duke rrezikuar jetën e policëve, arrestohet 42-vjeçari
Tre ditë pas atentatit, është përmirësuar gjendja shëndetësore e Sokol Dacit, 30-vjeçarit i cili mbeti i plagosur aksidentalisht në berberhanen e tij në Lezhë.
Burimet bëjnë me dije se mëngjesin e kësaj të marte, gjendja e Dacit është përmirësuar, por vazhdon i intubuar në reanimacion.
Daci, i cili mori 4 plumba teksa ndodhej në biznesin e tij, ka probleme abdominale, por është në gjendje stabël. Daci së fundmi ishte bërë edhe prind dhe është baba i një fëmije 7 muajsh.
Atentati në Rrilë të Lezhës kishte një tjetër shënjestër, bëhet fjalë për Merando Nikulajn. Lidhur me ngjarjen, policia e Lezhës shpalli në kërkim 4 persona, tre të rinj nga fisi Ndoka dhe Merando Nikulajn, i shoqëruar nga polici me iniciale B.K., i cili u ndalua me urdhër të prokurorisë për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.
Merando Nikulaj ka qenë bashkë me policin Besard Kovaci duke darkuar dhe pasi kanë përfunduar darkën kanë shkuar në Rrilë për t’u qethur. Autorët kanë qenë me dy automjete, një Audi dhe një Passat, dhe kanë vëzhguar e ndjekur lëvizjet e tyre deri kur kanë mbërritur në berberhane dhe më pas kanë ndaluar duke zbritur nga makinat.
Dy kanë qëlluar me armë zjarri. Ndërkohë ka pasur edhe shkëmbim zjarri, pasi polici në berberhane është kundërpërgjigjur. Brenda në berberhane është gjetur një çantë krahu me një krehër brenda, por ishin hequr kartat e identitetit. Ka dyshime për një armë të dytë të përdorur nga personat që ndodheshin brenda në berberhane.
Dyshohet se ky atentat vjen nga një sherr i ndodhur më 9 mars të vitit 2025 në Shëngjin, ku të përfshirë kanë qenë Eliseo dhe Gerardo Ndoka. Mirëpo, asokohe policia njoftoi se mes tyre kishte ndodhur një aksident rrugor dhe jo përplasje.
Top Channel