E mbani mend Edgar Çanin? Në ditën e fundit të merkatos gjen skuadrën e re në futbollin italian
Seanca e sotme plenare ka nisur me debate në lidhje me Reformën Territoriale.
Gjatë fjalës së saj nga foltorja e Kuvendit, Ina Zhupa u shpreh se në konferencën e kryetarëve nuk është votuar për “Territorialen”.
Ndërsa deputeti i PD, Luçiano Boçi, iu drejtua mazhorancës duke thënë ‘e bëtë copë Shqipërinë me reformën territoriale’.
Pjesë nga debati:
Zhupa: Është marrë vendim që kjo gjë do të shtyhej dhe do kishim mundësi të diskutonim për territorialen. Ju e bëtë njëherë në vitin 2014 në mënyrë të njëanshme dhe e pranuat që ishte e dështuar, nëse doni të bëni një vendim në interes të publikut, dëgjoni ekspertët, duke marrë këshilla nga Këshilli i Europës, tërhiqeni atë projektvendim që keni futur pa rregull dhe janë dy bashkëkryetarët që duhet të bashkërendojnë për mbledhjen. PS nuk mund ti imponohet PD, ndaj janë dy bashkëkryetarë. Bashkërendojnë me njëri tjetrin për të dakordësuar ditëm, orën, agjendën. PS nuk mund ti imponohet PD. E keni predispozitën e PD sepse e ka votuar. Mos veproni në mënyrë të njëanshme siç dështuat në vitin 2014. Pasojat i vuajnë shqiptarët.
Spahiu: Duke qenë anëtarë, në bazë të diskutime, e u vendos që nëse do të ishit pjesëmarrës në mbledhjes e së hënës ky projektvendim nuk do të vendime. Vendimet nuk merren në Konferencën e kryetareve, por këtu. Marrëveshja ishte tillë, nëse do të ishit pjesë e mbledhjes së mëparshme, ky projekt nuk do të kishte ardhur këtu sot.
Boçi: Pse të merrni ju shumicën? Pse more noterët tuaj jemi ne? E bëtë copë Shqipërinë me reformën territoriale. Jeni po ju që gjoja do bëni reforma. Kemi arsye kryesore për të mos qenë aty me ju. Ne do jemi në shesh, por jo me ju. Kjo që keni bërë është turp për mbi turpe. Dhe këto nuk i kishim parë dhe dëgjuar.
Top Channel