Ekipet Kombëtare të moshave, ja kush do jenë trajnerët e skuadrave U19 dhe U17
Që Lionel Messi një ditë do të kthehet aty ku bëri hapat e tij të parë në botën e futbollit kur ishte vetëm një fëmijë 5 vjeç, te Newell’s Old Boys, ky nuk është një mister.
Por tani duket se ka diçka më shumë se një ëndërr e tifozëve argjentinas. Sipas asaj që publikohet në portalin ‘Tuttomercatoweb’, presidenti i ri i klubit të Neëell’s, Ignacio Boero ka arritur një marrëveshje paraprake me yllin argjentinas të futbollit botëror për kthimin e tij në vendlindje.
Bëhet fjalë për një kontratë me kohë të pjesshme prej 6 muajsh për periudhën janar-qershor të 2027, duke qenë se Lionel Messi ka me Inter Miami një kontratë deri që vitin 2028. E gjithë kjo histori u zbulua nga vetë Boero gjatë një bisede me guvernatorin e Santa Fe, Maximiliano Pullaro për një plan për të garantuar sigurinë dhe qetësinë e Lionel Messit gjatë periudhës së qëndrimit të tij në Rosario.
Top Channel