Reuters: SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane
Zbulime të reja nga dokumentet e publikuara së fundmi nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së sugjerojnë se ish-financieri Jeffrey Epstein mund të ketë pasur një fëmijë të mbajtur sekret për vite me radhë.
Dyshimi buron nga komunikime private të përfshira në miliona faqe dosjesh të deklasifikuara, të cilat po hedhin dritë të re mbi jetën personale të njërit prej figurave më të errëta të historisë së fundit amerikane.
Sipas New York Post, dy email-e të datës 21 shtator 2011, të shkruara nga Sarah Ferguson, ish-bashkëshortja e Princit Andrew, i referohen drejtpërdrejt ekzistencës së një djali. “Mësova nga Duka se keni një djalë… mbetem me ju me dashuri, miqësi dhe urime për lindjen e fëmijës suaj”, shkruan Ferguson në një prej mesazheve, të firmosur “Sarah xx”.
Në kohën kur këto email-e janë dërguar, Epstein ishte dënuar tashmë për marrëdhënie seksuale me një të mitur. Megjithatë, asnjëherë nuk është konfirmuar zyrtarisht se ai kishte pasur fëmijë biologjikë. Pavarësisht kësaj, pas vdekjes së tij në vitin 2019, më shumë se 100 persona kanë pretenduar se janë fëmijët e tij, duke kërkuar një pjesë të trashëgimisë.
Dokumentet tregojnë gjithashtu se mes Ferguson dhe Epstein kishte komunikime të shpeshta dhe një raport të afërt. Në disa prej tyre përmenden edhe elementë të ndjeshëm që po analizohen nga hetuesit, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një qëndrim zyrtar mbi vërtetësinë e pretendimit për fëmijën sekret.
Publikimi i dokumenteve ka rihapur debatin mbi rrjetin e marrëdhënieve të Epstein me figura të larta politike dhe mbretërore, si dhe mbi dimensionin ende të paqartë të jetës së tij private. Hetimet pritet të vazhdojnë, ndërsa autoritetet amerikane po verifikojnë autenticitetin dhe peshën ligjore të materialeve të reja.
Top Channel