Masat e sigurisë nga Prokuroria e Durrësit për mbetjet e Kurum, arrest shtëpie edhe për ish-kandidaten e PS për deputete
Policia e Durrësit dhe Tiranës mësohet se ka ekzekutuar masat e sigurisë të vendosura nga gjykata në lidhje me skandalin e mbetjeve industriale të kompanisë KURUM.
Me kërkesë të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës, janë firmosur gjithsej 33 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në këtë çështje. 26 prej tyre janë arrestuar, mes të cilëve 5 doganierë, ndërsa 7 persona janë vendosur në arrest shtëpie.
Masat janë marrë pas mbërritjes nga Italia të rezultateve të analizave laboratorike për mostrat e mbetjeve të sekuestruara, të cilat, sipas burimeve hetimore, i klasifikojnë ato si të dëmshme dhe potencialisht kancerogjene për shëndetin e njeriut.
Analizat kanë treguar se përqendrimi i substancave të rrezikshme është ndjeshëm mbi normat e lejuara, duke e zhvendosur çështjen nga një problem administrativ mjedisor në një rrezik serioz për shëndetin publik dhe mjedisin.
Ndërkohë, Prokuroria e Durrësit nuk ka reaguar ende me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimet
Top Channel