“Mësova se keni një djalë”/ Skandali i ri i Jeffrey Epstein, zbulohet fëmija sekret i ish-financierit amerikan Reshjet rekord të borës në Japoni kanë shkaktuar të paktën 30 viktima gjatë dy javëve të fundit, përfshirë një grua 91-vjeçare që u gjet e varrosur nën 3 metra borë përpara shtëpisë së saj.
Reshjet e dendura detyruan qeverinë e kryeministres Sanae Takaichi të mobilizojë ushtrinë për të ndihmuar zonat e prekura. Autoritetet paralajmëruan qytetarët mbi rreziqet nga ortekët dhe bora që bie nga çatitë, si dhe për ndërprerje masive të energjisë elektrike.
Në qytetin verior Aomori, bora e grumbulluar arriti 175 cm, më shumë se dyfishi i mesatares për këtë periudhë, ndërsa në disa zona u regjistruan 183 cm, duke thyer rekordin 40-vjeçar, në fuqi qe nga viti 1986.
Edhe guvernatori i Aomorit, kërkoi ndihmën e ushtrisë për pastrimin e borës, veçanërisht për të moshuarit që jetojnë vetëm. Përpos 30 personave që kanë humbur jetën, dhe 290 të tjerë janë lënduar, disa rëndë, për shkak të incidenteve të lidhur me borën.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë sqaroi se reshjet e pazakonta ndodhin për shkak të një mase ajri të ftohtë të mbërritur atje nga Arktiku.
Top Channel