Cristiano Ronaldo në krizë… zero tituj, zemërimi dhe goditja e portugezit!
Pep Guardiola ironizon merkaton e Manchester City duke nënvizuar se klubi i tij është vetëm i 7 më ‘dorëshpuar’ në Premier League në 5 vitet e fundit.
‘Jam pak i trishtuar dhe i zemëruar sepse përsa iu përket shpenzimeve neto në 5 vitet e fundit jemi në vendin e 7. Dua të jem i pari. Nuk e kuptoj se përse klubi nuk shpenzon më shumë-ishte fraza ironike e trajnerit katalanas të Citizens në një konferencë për shtyp duke iu përgjigjur opinionit të një gazetari kur i tha se Manchester City pati një merkato dimërore më të mirë se çdo klub tjetër në Premier League pas ardhjes së Marc Guéhi e Antoine Semenyo.
Në një dekadë, Manchester City që në 2008 u ble nga Abu Dhabi United Group, Guardiola ka fituar mes të tjerave 6 tituj në Premier League, dy FA Cup, 4 Kupa të Ligës si dhe Ligën e Kampioneve, Superkupën Evropiane në 2023.
‘Në të kaluarën kemi fituar sepse shpenzuam shumë, kështu që tani 6 skuadra duhet të fitojnë Premier League, Ligën e Kampioneve dhe FA Cup sepse kanë shpenzuar më shumë se ne në 5 vitet e fundit-shtoi Guardiola-iu uroj fat 6 skuadrave që i kemi përpara në aspektin e shpenzimeve në 5 vitet e fundit. Po pres’.
Top Channel