“Mësova se keni një djalë”/ Skandali i ri i Jeffrey Epstein, zbulohet fëmija sekret i ish-financierit amerikan Shitja e librave të kolosit të letërsisë shqiptare Ismail Kadare ka përfunduar në gjykatën penale të Tiranës.
Por gjatë ditës seanca paraprake ndaj dy shtetasve, njëra e dyshuar se shkeli të drejtat e autorit dhe tjetri se fshehu të ardhurat u shty, mbasi mbrojtja kërkoi kohë të njihet me fashikujt.
Procesi me dyer të mbyllura bazohet në një hetim të prokurorisë së Tiranës që ka ngritur akuza ndaj Mirela Bardhit që dyshohet se shiti libra të kopjuar duke shkelur të drejtën e autorit dhe botuesit të Ismail kadaresë Bujar Hudhrit i cili akuzohet nga prokuroria se i dha librat e shkrimtarit të madh pa kupon tatimor.
Siç tregon dosja e parë nga gazetarja Anila Hoxha, hetimi nisi mbas kallëzimit në 2024 nga familjarja e Bujar Hudhri që e dyshonte Bardhin një menaxhere të biznesit të shitjes së librave për kopjim të librave origjinalë çka solli bllokimin e 31 titujve të dyshuara si të kopjuara dhe jo printime origjinale.
Librat që u ekspertuan për llogari të hetimit nisin nga Pallati i Ëndërrave, Lulet e ftohta të marsit, gjenerali i ushtrisë së vdekur, Hamleti ky princ i vështirë e të tjera. Hetimi nge dyshime se nga librat e ekspertuar krahasuar me modelet origjinalë duke ju përmbajtur dizajnit kapakëve dhe elementëve të tjerë dy tituj dyshohen të kopjuar.
Prokuroria i është drejtuar edhe drejtorisë tatimore sipas detyrave që i kishte lënë gjyqtarja paraprake referuar fletëdaljeve nga shtëpia botuese Onufri drejt librarisë, të cilat siç akuzon prokuroria nuk janë deklaruar duke sjellë shmangie për të paguar detyrimet tatimore
Top Channel