Atlassian Williams F1, që nuk mori pjesë në testet e para të sezonit të ri në Barcelonë, prezantoi zyrtarisht makinën e re që ishte me një pamje krejtsisht të ndryshuar në kuadër të epokës së rë të rregullave të reja në Botërorin e Formula 1.

Alex Albon dhe Carlos Sainz iu bashkuan Shefit të skuadrës, James Vowels për të bërë prezantimin e kësaj makine, telajo e së cilës u projektua pët të pasqyruar ambiciet e klubit në fillimin e një epoke të re si Atlassian Williams F1 Team

Makina FW48 karakterizohet  nga një ngjyrë blu e gjallë dhe e shkëlqyeshme, ngjyra tipike e ëilliams dhe që shoqërohet me një seksion me ngjyrë të zezë që është përgjatë pjesës anësore deri në pjesën e pasme të makinës e kufizuar nga linja ikonike e kuqe dhe e bardhë; një karakteristikë kjo e disa makinave Williams që në të kaluarën ka fituar titullin botëror si FW14B e Nigel Mansell dhe FW18 e Damon Hill, me titullin e këtij të fundit që është në 30 vjetorin e tij.

Evolucioni më surprizues në telajon e makinës është përfshirja e ngjyrës së bardhë në pjesë anësore, krahët në pjesën e përparme dhe ato të pasme. Telajo është personalizuar në bazë të formës së veturave të Formula 1 sipas rregullores së re të cilat kanë bërë që makinat të jenë më të shkurtra dhe më të ngushta me modifikime domëtheënëse në krahët e përparme dhe të pasme së bashku me sipërfaqe të tjera aerodinamike, të projektuara për gara akoma më të rivalizuara.

Atlassian Williams F1 Team synon të regjistrojë sezonin më të mirë në 9 vitet e fundit. Në 2025, Williams e mbylli në vendin e 5 në klasifikimin për konstruktorë me 137 pikë duke u ngjitur në podium në garat e Baku dhe Qatar, ndërkohë që në Austin u regjistrua edhe podiumi i parë në Garën Sprint.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB