Lewis Hamilton rinis gjithçka nga e para. Pas vitit të tij të parë me Ferrarin që ishte tejmase i komplikuar, piloti britanik është gati të nisë sezonin me një frymë tjetër, por edhe me një skuadër të re.

Sipas asaj që publikon tabloidi britanik ‘Daily Mail’ në Britaninë e Madhe, 7 herë kampioni i botës ka ndërprerë bashkëpunimin me asistentin e tij historik, Marc Hynes.

Mesa duket Hynes do të marrë një rol të ri te Cadillac, skuadra që do të bëjë debutimin në botërorin e Formula 1 në këtë sezon dhe kjo është arsyeja që rrugët e tij me Hamilton janë ndarë. Mbetet për t’u parë nëse Hynes do të vazhdojë të jetë i përfshirë në çështjet e Hamilton duke qenë se ish piloti i F3 ka qenë Shef Ekzekutiv i ‘Project 44’, kompani në administrim të Hamilton nga 2015 në 2021 dhe vitin e kaluar pati një rol të rëndësishëm në kujdesin e përditshëm të punëve agonistike të britanikut duke u bërë edhe një pjesë e stafit të tij. Pas një ndarje të ndodhur 5 vjet më parë, të dy u kthyen të punojnë së bashku, por tani duket se gjithçka ështe mbyllur përfundimisht dhe në mënyrë miqësore, siç theksohet në tabloidin britanik.

Testet e fundit në Barcelonë e panë Hamilton me shumë besim dhe të karikuar në prag të sezonit të ri. Piloti britanuk duket se dëshiron të nisë gjithçka ndryshe duke lënë pas krahëve gjithçka i ndodhi në 2025. Viti i parë i tij te Ferrari ishte shumë i shëmtuar për të qenë i vërtetë dhe rilindja e pilotit kalon edhe nga rinovimi thuajse i plotë i skuadrës që e rrethon; duke nisur që nga inxhinieri i pistës Riccardo Adami që e la së fundmi lojën e tij dhe në vendin e tij duket se do të jetë Cedric Michel-Grosjean që vjen nga McLaren. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB