Foto-galeri/ Berisha i rrethuar nga deputetët dhe garda, çfarë nuk u pa sot në Kuvend
Kreu i Partisë së Lirisë, pas interpelancës në Kuvend për arrestimin e tij, ka reaguar nga paraburgimi duke shprehur kushtet e burgut ku ndodhet.
Teksa ministrin e Drejtësisë e quan Diella, Meta thotë se vetëm ditën e djeshme u shkëput 42 herë energjia elektrike. Meta pretendon se mungesa e trajtimit shëndetësor po shkakton humbje jete nëpër burgje.
“Dëgjova “Diellën” e Drejtësisë që fliste për situatën në burgje dhe meqë nuk e di po e njoftoj që vetëm dje ka ikur 42 herë energjia elektrike te IEPV “Jordan Misja”, jo vetëm për mua, por për rreth 500 të burgosur e të paraburgosur që ndodhen këtu.
A e di “Diella” e Drejtësisë që këtu ka vetëm 3 orë ujë në ditë?
A e di “Diella” e Drejtësisë që në burgje vdesin qytetarë për mungesën e trajtimit të duhur shëndetësor?
A e di “Diella” e Drejtësisë që gardianët nuk kanë marrë asnjë qindarkë shpërblim për punën jashtë orarit, as ushqimin, as trajtimin që meritojnë sipas ligjit?
E ç’mund të presësh nga “Diellat”?
Ato janë pjellë e AKSHI-t, simbolit të korrupsionit skizofrenik.
Ndërsa lidhur me respektimin e të drejtave të mia dua t’u kujtoj të gjithë qytetarëve që akoma nuk më kanë dorëzuar të zbardhur, as mua, as avokatit tim, vendimin e 2 korrikut 2025, të dënimit tim të dytë nga IEPV “Jordan Misja” për lirinë e fjalës”-shkruan Meta.
Top Channel