Fitorja në Parma la pak shije të hidhur te Juventusi për shkak të gjendjes së Kenan Yildiz që kishte kërkuar zëvendësimin e tij në pushim të ndeshjes pasi sipas Luciano Spalletti kishte ndjerë një shqetësim në kofshën e majtë.

Çfarë i ndodhi Yildiz ndaj Parmës? Ekzaminimet të cilave iu nënshtrua futbollisti turk, treguan për një mbingarkesë në aduktorin e kofshës së majtë; nuk ka dëmtim, por gjithsesi është një situatë që duhet monitoruar ditë pas dite edhe sepse kjo ndodh në një moment kyç të sezonit ku gara për vendin e katërt është më e hapur se kurrë(në këtë pikë Udinese i dha një ndihmë skuadrës torineze me fitoren ndaj Romës), çerekfinalet e Kupës së Italisë po afrojnë dhe ndeshja e playoffit të Ligës së Kampioneve është pas 2 javësh. Pra te Juventusi, kujdesi është në nivelet maksimale dhe nuk kërkohet një rikuperim shumë i shpejtë për të evituar përsëritjen e mundshme të dëmtimit.

Kur do të kthehet Yildiz? Në këtë pikë është e qartë se vëmendja e tifozëve juventinë spostohet te data e rikthimit në fushë të fantazistit bardhezi. Yildiz është e sigurt se do të mungojë në ndeshjen ndaj Atalantës të enjten në Kupën e Italisë dhe ka dyshime për praninë e tij në ndeshjen e së dielës ndaj Lazios. Kështu që Yildiz duket se do të jetë i pranishëm në Derbin e Italisë me Interin që është programuar të luhet në 14 shkurt

Shansi për Boga. Kjo ndalesë e Yildiz mund të jetë shansi që trajneri Spalletti të hedhë menjëherë në fushë Jeremy Boga i marrë nga Nice pikërisht për të zëvendësuar Yildiz. ‘E ëndërroja këtë që kur isha fëmijë, mezi pres-ishin fjalët e para të Boga për kanalet zyrtare të Juventusit pas mbërritjes në Torino.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB