Aksident në Durrës/ Mjeti përplas motoçikletën, drejtuesi dërgohet në spital
03/02/2026 21:01
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.
Një automjet është përplasur me një motocikletë. Ngjarja rrugore ndodhi pranë mbikalimit për në Shkozet, në autostradën Durrës-Tiranë.
Pas përplasjes me mjetin e tipit Volkswagen Golf, motori ka përfunduar jashtë rruge.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i motocikletës është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Top Channel