Edhe Russell Crowe reagon për eliminim e Italisë nga Botërori i rradhës…
Jarrell Miller u pyet për të papriturën dhe ia atribuoi përdorimin e parukes… rënies së flokëve pas larjes gabimisht me amoniak, në shtëpinë e nënës së tij, gjë që e detyroi të gjente urgjentisht një paruke.
Boksieri Jarrell Miller mund ta ketë fituar ndeshjen e tij në kategorinë e peshave të rënda kundër Kingsley Ibeh në New York të shtunën, por kjo ndeshje do të mbetet në histori për diçka tjetër. Dhe kjo sepse gjatë ndeshjes, dhe pas një serie goditjesh nga kundërshtari i tij,… parukja e Millerit filloi të hiqej!
Funny moment when Jarrell Miller's artificial hair was boxed off 😂
pic.twitter.com/PltyDyipum— Tunde Israel (@Leo__tunde) February 1, 2026
Kur boksieri 37-vjeçar e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, ai hoqi paruken, ua hodhi spektatorëve dhe vazhdoi ndeshjen, të cilën në fund e fitoi me një vendim të ngushtë nga gjyqtarët.
“Shkova në shtëpinë e mamasë dhe gjeta disa shishe shampo në tavolinë. I lava flokët, ishin si amoniak. Më ranë flokët dy ditë më parë. Kështu që, e thirra menaxherin tim (dhe i thashë): ‘Më sillni një nga këto paruke’, dhe e vura shumë shpejt… Jam komedian, po gënjej veten.”
Top Channel