VIDEO / Një video e çuditshme po qërkullom në internet ku duket Messi në dhomën e gjyqtarëve pas ndeshjes
Paris Saint Germain kërkon të mbajë Luis Enrique edhe pas vitit 2027, vit kur trajnerit spanjoll i mbaron kontrata aktuale dhe ka nisur tashmë bisedimet për rinovimin me asturianin.
Sipas ‘Cadena SER’, klubi parizien po e ka me ngut çdo ditë e më shumë që të blindojë 55 vjeçarin dhe të nënshkruajë me të deri në vitin 2030 me formulën e rinovimit për dy sezone me opsion edhe për një tjetër në varësi të vullnetit të trajnerit
Për Paris Saint Germain, qëndrimi i Luis Enriques është prioritet dhe klubi transalpin nuk dëshiron të presë sezonin e ardhshëm për të mbyllur marrëveshjen duke qenë se në qershor të 2027 mbetet trajner i lirë dhe ekziston frika se klube të Premier League mund të hyjnë në lojë për të pasi janë tashmë disa prej tyre që po e monitorojnë me vëmendje situatën e tij.
Ndërkaq, përsa i përket vetë Luis Enriques, theksohet se është i qetë përsa i përket kontratës së tij aktuale duke qenë se spanjolli gjithnjë i çon deri në fund ato i predispozuar ndaj idesë për të vazhduar edhe më gjatë. Por pavarësisht gjithçkaje, pritet që bisedimet për kontratën e re mes klubit dhe Luis Enriques të zgjasin për disa muaj.
Top Channel