Finalja e Madhe e NBA, New York Knicks përmbysje historike ndaj San Antonios, titulli kampion, një hap larg
Lojërat Olimpike Dimërore të këtij viti që do të mbahen në Milano-Cortina kanë regjistruar rastin e parë me doping, 4 ditë përpara Ceremonisë së Hapjes së këtij evenimenti.
Protagoniste u bë sportistja italiane e biatlonit Rebecca Passler që iu nënshtrua një kontrolli jashtë kompeticioni.
Nga ky kontroll rezultoi se sportistja e biatlonit ishte pozitive më substancën letrozol, një lëndë që përdoret në rastet onkologjike, pikërisht në trajtimin e kancerit në gji, por që mund të përdoret edhe për të reduktuar nivelin e estrogjenit.
Letrozol është në listën e substancave të ndaluara nga Agjencia Botërore Antidoping si modulator i metabolizmit dhe hormoneve.
Top Channel