Manchester City, Rodri shfryn: Premier League do që të jetë Arsenali fituesi i kampionatit
Një episod i shëmtuar u regjistrua të dielën në sfidën mes Cremoneses dhe Interit teksa portieri i skuadrës vendase në një moment u godit nga një kapsollë e hedhur nga tribunat nga një tifoz i Interit.
Sipas asaj që publikohet te ‘Corriere Della Sera’, autori është identifikuar, teksa edhe ai vetë ka mbetur i dëmtuar teksa ka humbur 3 gishta për shkak të një kapsolle tjetër që i plasi në duar.
Ai u dërgua në spital, por përpara kësaj ai u bë objekt agresioni nga tifozë të tjerë të Interit dhe në momentin që do të lërë spitalin do të arrestohet. Tifozi nuk është pjesë e grupimit të Sektorit Verior, por mësohet se është anëtar i Inter Club.
Ndërkohë për këtë ngjarje, pritet të ketë masa edhe ndaj vetë Interit. Elementi që shpëton zikaltrit nga një humbje në tavolinë është bvetë sjellja e Auderos; në momentin që episodi nuk ndikoi në zhvillimin e ndeshjes, fitorja 2-0 e skuadrës së Chivut do të homologohet. Por gjithsesi masat ndaj Interit nuk do të mungojnë me klubin milanez që pritet të paguajë një gjobë të majmë si dhe me një mbyllje të mundshme të Sektorit Verior të San Siros për 1 apo më shumë ndeshje
Top Channel