Ditën e diel ishte parashikuar të zhvillohej ndeshja e radhës në kampionatin kombëtar të basketbollit për meshkuj mes Skënderbeut dhe Tiranës.

Por në fund kjo ndeshje që do të luhej në Pogradec është anuluar dhe pritet të caktohet në një datë tjetër. Klubi shumësportësh i Tiranës doli në një njoftim duke komunikuar edhe arsyen e anulimit të kësaj ndeshjeje

Në komunikatën e saj, Tirana bëri të ditur theksoi se kjo sfidë e së dielës nuk u zhvillua për shkak të mungesës së arbitrave të cilët e patën të pamundur që të udhëtonin drejt Pogradecit për shkak të bllokimit të rrugës Librazhd-Qafë Thanë.

Tani mbetet të mësohet vetëm data e re e zhvillimit të kësaj ndeshjeje që do të përcaktohet nga Federata Shqiptare e Basketbollit.

Top Channel