Pas humbjes së fundit, Alberto Gilardino nuk do të jetë më trajneri i Pisas.

Humbja me Sassuolon me sa duket ka qenë pika kulmore e ndarjes së rrugëve të klubit me trajnerin. Ndërkohë që pas asaj ndeshjeje, nuk pati as konferencë për shtyp nga trajneri. Humbja 3-1 në shtëpi ishte një goditje e rëndë me sa duket. Skuadra zikaltër kishte vendosur të mos nxirrte askënd në konferencën për shtyp pas kësaj humbjeje dhe kjo lëvizje bëri jo pak përshtypje. Pas disa orësh nga ndeshje, një mbledhje e drejtuesëve ka sjellë në këtë vendim për të larguar trajnerin Gilardino nga ekipi i parë. Toskanët edhe pas kësaj jave mbeten në fund të tabelës me 14 pikë (të barabartë me Veronën, kundërshtarin e tyre të radhës të premten, më 6 shkurt).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB