Mitro Çela rrëfen historinë dramatike të Kujtim Spahivoglit: Shkëlqeu në teatër, e internuan në Fier dhe e ndanë nga gruaja. Si vdiq i vetmuar 55 vjeç në Bërzhitë
Një trup i pajetë është gjetur në det gjatë kërkimeve për Alexander Key, partnerin e mbesës së legjendës së rock-ut Mick Jagger, i cili ishte raportuar i zhdukur pas një vizite në një pub në Cornwall.
Sipas policisë së Devon dhe Cornëall, trupi i një mashkulli u gjet mbrëmjen e së shtunës rreth orës 18:30 në zonën bregdetare të Bude. Burri u shpall i vdekur në vendngjarje. Edhe pse identifikimi zyrtar nuk është kryer ende, autoritetet besojnë se bëhet fjalë për 37-vjeçarin Alexander Key, i zhdukur që prej 24 janarit.
Familja e tij, përfshirë edhe familjen e Mick Jagger, është informuar për ngjarjen. Policia ka bërë të ditur se vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë dhe se një dosje do t’i përcillet mjekut ligjor.
Alexander Key ishte parë për herë të fundit më 23 janar, rreth orës 14:20, duke u larguar nga pub-i “The Cobweb Inn”. Pamjet e kamerave të sigurisë e tregojnë atë duke ecur drejt zonës së Boscastle Harbour. Apeli për gjetjen e tij ishte shpërndarë edhe nga Jade Jagger, vajza e Mick Jagger dhe nëna e Assisi Jackson.
Key jetonte në Cornwall me partneren e tij, Assisi Jackson, dhe dy fëmijët e tyre, Ezra dhe Romy. Ai ishte bashkëpronar i një restoranti peshku në Boscastle.
Familja ka falënderuar policinë, rojën bregdetare dhe të gjithë ata që ndihmuan në kërkime, duke kërkuar njëkohësisht respektimin e privatësisë në këtë moment të vështirë.
Top Channel