Makina bie në përrua në Mat, shpëton mrekullisht drejtuesi Në hyrje të Durrësit, mes inerteve të mbetura pas prishjes së banesave, Alesio, 14 vjeç, punon pa pushim. Si të tjerë, edhe ai nxjerr hekur nga rrënojat për ta shitur më pas.
Është e vetmja mënyrë për të siguruar të ardhura për familjen e tij.
Pak metra më tutje, Dilaver Cani qëndron pa lëvizur përballë vendit ku deri pak ditë më parë ishte shtëpia e familjes së tij. Në vjeshtë e patën rinovuar, me leje të bashkisë. Sot, aty kanë mbetur vetëm muret e rrëzuara, kujtimet e një jete dhe trajtimi i pabarabartë.
Së bashku me ta, edhe familje të tjera kanë mbetur pa strehë, pas vendimit për pastrimin e kanalit kullues pranë Urës së Dajlanit, një vendim i marrë pas përmbytjeve të këtij fillimviti në Durrës.
Familjet janë strehuar përkohësisht në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme në Plepa, por çdo ditë kthehen pranë rrënojave. Plot dhembje për banesat dhe fatin e tyre, mundohen të punojnë dhe sigurojnë jetesën, ndërsa presin një zgjidhje.
Prej tri dekadash, këto familje jetonin buzë kanalit, te Ura e Dajlanit. Sot, mes pasigurisë dhe pritjes, shpresa e tyre mbetet një përgjigje konkrete për strehim social.
Top Channel