Konfirmohet dëmtimi muskular i Bellingham, ja sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave anglezi
Inter nuk di të ndalet në Serie A. Në sfidën e javës së 23, skuadra zikaltër iu imponua Cremoneses në fushën e kësaj të fundit duke e mundur me rezultatin 2-0 dhe për të cuar për momentin në 8 pikë diferencën me Milanin e vendit të dytë.
Ishte një ndeshje të cilën Interi e vendosi praktikisht që në pjesën e parë të sfidës kur shënoi të dy golat e tij. Vetëm 16 minuta priti skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu për të zhbllokuar rezultatin me Lautaro Martinez që shënoi kështu golin e tij të 13 në kampionat. Ndërsa në minutën e 31, Zielinski dyfishoi shifrat për Interin që shkoi në pushimin e ndeshjes me avantazhin 2-0.
Në pjesën e dytë historitë e kësaj ndeshjeje nuk ndryshuan më edhe pse Cremonese pati një shans shumë të mirë për të rihapur llogaritë e saj me Zerbin që u ndal nga shtylla. Pas kësaj fitoreje Interi është i qetë në krye të klasifikimit me 55 pikë, ndërsa Cremonese me 23 pikë në vendin e 15.
Top Channel