Mitro Çela rrëfen historinë dramatike të Kujtim Spahivoglit: Shkëlqeu në teatër, e internuan në Fier dhe e ndanë nga gruaja. Si vdiq i vetmuar 55 vjeç në Bërzhitë
Ceremonia më prestigjioze e çmimeve muzikore në botë rikthehet sonte në Shqipëri, për të dytin vit radhazi, në Top Channel, Top Albania Radio dhe Digitalb, duke sjellë në ekranet vendase “Music’s Biggest Night”.
Sonte, më 1 shkurt, duke nisur nga ora 23:00, Çmimet e 68-ta Vjetore Grammy do të transmetohen drejtpërdrejt në Top Channel, Top Albania Radio dhe DigitAlb, me një program maratonë ekskluziv që ndjek ceremoninë e ndarjes së çmimeve në kohë reale dhe feston artistët më të suksesshëm të vitit që lamë pas. Transmetimi do të moderohet nga Andi Vrapi, i cili do të shoqërojë shikuesit gjatë gjithë mbulimit të tapetit të kuq dhe ceremonisë kryesore, së bashku me të ftuar në studio, duke vijuar deri në orët e para të mëngjesit.
Ceremonia e këtij viti do të sjellë në garë yje botërorë si Kendrick Lamar, Lady Gaga, Bad Bunny, Sabrina Carpenter, Bruno Mars, SZA dhe Justin Bieber, në kategoritë më prestigjioze, përfshirë Albumi i Vitit, Kënga e Vitit dhe Regjistrimi i Vitit.
Njëkohësisht, një brez i ri talentesh, Addison Rae, Alex Warren, KATSEYE, Leon Thomas, The Marías, SOMBR, Olivia Dean dhe Lola Young, do të konkurrojnë për çmimin “Artisti më i Mirë i Ri”, një nga vlerësimet më konkurruese të mbrëmjes.
Çmimet e 68-ta Vjetore Grammy do të vlerësojnë profesionistët e industrisë së muzikës në rreth 95 kategori, ku shumica e çmimeve do të ndahen gjatë Grammy Awards Premiere Ceremony, përpara galasë kryesore.Çmimet e 68-ta Vjetore Grammy shpërndahen nga Paramount Global Content Distribution.
Top Channel