Botërori 2026/ ‘Dallga Blu’ e Curaçaos pushton Floridan, me skuadrën që do të hyjë në librin Guinness
Pas humbjes 0-1 ndaj Tiranës, trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, shpërtheu ndaj arbitrimit, duke pretenduar se skuadra e tij është penalizuar për të katërtën ndeshje rresht.
“Kemi pasur dy penallti që nuk na i dhanë. Nuk është e drejtë që për çdo prekje të lojtarëve të Tiranës gjykohet faull, ndërsa për ne vazhdon loja,” tha Tetova në prononcimin e tij pas ndeshjes.
Ai shtoi se golat e skuadrës së tij janë anuluar dhe situatat e favorshme nuk janë shfrytëzuar për shkak të vendimeve të arbitrave: “Penalltia e Grudës është penallti, lojtari driblohet dhe rri në vend. Ndërkohë, një shtyrje ndaj një lojtari të Tiranës nuk ndalohet loja. Kjo është e katërta ndeshje rresht që Egnatia penalizohet gabimisht.”
Top Channel