Pas një nate frike dhe ankthi, Antonio Conte dhe Napoli mund të marrin frymë lirisht; ekzaminimet mjekësore të cilave iu nënshtrua Giovanni Di Lorenzo përjashtuan dëmtim të ligamenteve të futbollistit.

Kapiteni i Napolit rezultoi se ka pësuar një ndrydhje të gjurit të shkallës së dytë. Një dëmtim që gjithsesi është serioz, por më pak i rëndë se ajo që u mendua pas ndeshjes mes Napolit dhe Fiorentinës. përdredhja jonatyrale e gjurit të Di Lorenzos pas kontrastit me Fabbian dhe dalja me barelë mes lotësh dukej si një shenjë për një kohë të gjatë rikuperimi shumë të gjatë.

Vetë Conte shprehu parandjenjat e tij jo pozitive. ‘Duket dëmtim i ligamentit’-kishte deklaruar trajneri i Napolit. Por më pas ekzaminimet e kryera në klinikën Pineta e përjashtuan këtë dëmtim. Që do të thotë se Di Lorenzo nuk do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale por do të nisë sa më shpejt të jetë e mundur procesin e riaftësimit. Është e vështirë të vlerësosh kohët e rikuperimit por mendohet që ai të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 1 muaj e gjysmë.

Një mungesë që bën napolin të reflektojë; në orët e fundit Giovanni Manna nisi kërkimet për në mbrojtës të djathtë që mund të zëvendësojë kapitenin. Edhe në këtë aspekt, kampionët e Italisë do të duhet të bëjnë një vlerësim; të ndërhyjnë sidoqoftë në merkato ose të mbajë skuadrën aktuale të pandryshuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB