Kategoria Superiore/ Vllaznia vazhdon marshimin, mposht edhe Teutën
Manchester United ka regjistruar fitoren e tretë rradhazi në këtë sezon dhe të gjitha këto nën drejtimin e trajneri të ri Michael Carrick. Në javën e 24-të të Premier League “Djajtë” mundën Fulhamin në frymën e fundit me shifrat 3-2.
Casemiro me një supergol nga distanca e kaloi Man Unitedin në avantazh pas vetëm 19 minutave lojë. Më pas ishte Mathues Cunha që mori një asistim nga Casemiro dhe me një finalizim fantastik e dyfishoi avantazhin në minutën e 56’-të.
Fulham e gjeti rrugën drejtë rrjetës përmes Jorge Cuenca, mirëpo VAR-i e anuloi për pozitë jashtë loje në minutën e 65’-të. Skuadra mike më pas tentoi të ngushtonte diferencën dhe arriti ta bëjë këtë gjë me anë të një 11-metërshi në minutën e 85’-të, me autor Raul Jimenez.
Pak minuta më pas Kevin realizoi një eurogol nga distanca, për ta dërguar topin në trekëndëshin e portës së Manchesterit duke barazuar në 2-2 kur kishte përfunduar koha e rregullt dhe kishin filluar sekondat shtesë. Por nuk u dorëzuan djemtë e Carrick dhe në minutën e 4 shtetë, ishte Sheshko ai që gjeti rrugën e rrjetës për t’i dhënë fitoren e tretë rradhazi dhe 3 pikë shumë të vlefshme Manchester United që ka filluar një ngjitje të shpejtë. Ndërkohë për trajnerin e ri Michael Carrick kjo ishte fitorja e tretë radhazi që kur ka marrë drejtimin e skuadrës, dhe në total e 6-ta në total pasi edhe më parë e ka drejtuar ekipin në 4 ndeshje ku numëron 3 fitore dhe një barazim, duke e futur emrin e tij kështu në atë të trajnerëve që nuk ka asnjë humbje nën drejtimin e Manchester United.
Pas kësaj fitoreje “Djajtë”, ngjiten në vendin e katërt në kuotën e 41 pikëve ndërkohë Fulhami zbret në vendin e 8-të, me 34 pikëve.
Top Channel