Audero goditet në kokë nga tifozët e Interit, panik në fushë, Lautaro kërkon ndjesë, Marotta: “Ishte e pakuptimtë
Lautaro Martinez hodhi firmën e tij në ndeshjen e kësaj të diele në Serie A ndaj Cremoneses.
Sulmuesi argjentinas zhbllokoi rezultatin teksa shënoi golin e tij të 13 në këtë sezon në kampionatin italian të futbollit duke u konfirmuar gjithnjë e më shumë në krye të klasifikimit të golashënuesve
Lautaro Martinez e festoi golin e tij me një dedikim për vajzën e tij Nina për ditëlindjen e saj teksa në bluzën nën fanelën e Interit lexohej: ‘Gëzuar ditëlindjen, bijë. Të dua’
Por jo vetëm kaq, Lautaro Martinez arriti të barazojë Alessandro Altobelli në vendin e 4 në klasifikimin e shënuesve më të mirë në historinë e Interit me 128 gola dhe tani përpara janë vetëm Giuseppe Meazza (197 gola), Benito Lorenzi (138 gola) e Stefano Nyers (133 gola).
Top Channel