“Kishte shumë pengje”/ Rrëfimi në lot i Redon Makashit për humbjen e të atit: Duhet të vlerësohej kur ishte gjallë

01/02/2026 14:04

Familjarë, të afërm, kolegë dhe artdashës i dhanë lamtumirën e fundit sot aktorit Fitim Makashi, i cili u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.

I biri i aktorit të njohur, këngëtari Redon Makashi, ndau dhimbjen e madhe për ndarjen nga jeta të babait të tij.

Na ra kështu, si… edhe në kohën që po flasim bashkë më duket si një ëndërr. Duke pasur miqtë, e kanë respektuar shumë dhe kjo ma heq pak atë dhimbjen. Kanë qenë një brez që nuk kthehen më. Sinqeriteti i tyre dhe shoqëria e tyre. Ai në shtëpi fliste edhe për miqtë e tij, por edhe për miqtë e tij që kishin shkuar para tij. Është një dhimbje që vetëm brenda e ndjen njeriu.

I pyetur nga gazetarja e Top Channel Sara Hila nëse Fitim Makashi u largua me ndonjë peng, këngëtari u përlot.

Kishte kishte, por ndoshta nuk është momenti për ta thënë. Ndoshta të respektohej kur ishte gjallë nga instancat. U shkëput herët nga teatri, sepse ndodhën ato trazirat dhe në atë periudhë ai, si nëna dhe babai, u detyruan të iknin në Amerikë për 15 vite.

Dhe sa herë i shihja që ktheheshin nga ai vend, ktheheshin gjithmonë e më të plakur. Edhe i thoja që të rrinin në Shqipëri, sepse këtu i kishin shokët e miqtë. Nuk ishte e lehtë jeta jashtë. Gjithsesi sot kur shoh shokët e tij, ma lehtëson pak dhimbjen. Por është dhimbje e pashërueshme”,-u shpreh këngëtari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB