Gati një vit nga arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, Gjykata Antikorrupsion është e bindur se funksionari duhet të mbahet ende nën arrest në burg dhe se ekzistojnë kushtet për zbatimin e masës të shpallur së pari në 9 shkurt 2025.

Me arsyetimin se kërkesa e Veliajt është e pabazuar, gjyqtarja Etleva Deda e refuzoi kërkesën për zëvendësim mase ndaj Veliajt i cili ishte i pranishëm në seancë.

Gjatë procesit që u mbajt me dyer të mbyllura avokati i tij, një jurist shqiptar i diplomuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sokrat Gjermeni renditi një sërë shkaqesh se përse arresti në burg duhej hequr. Argumentet e sjella lidheshin jo vetëm me dërgimin në detyrën eVeliaj, por edhe nuk ka rrezik që kryebashkiaku të helmojë provat, e për më tepër shtoi Gjermeni hetimet janë mbyllur dhe çështja gjendet në seancë paraprake. Nuk ekziston rreziku i ikjes dhe shmangies ndaj drejtësisë deklaroi më te mbrojtësi dhe ndaj ofroi si mundësi garancinë pasurore.

Kemi kërkuar një masë më të butë, e cila u rrëzua. Veliaj ka deklaruar të njëjtat gjëra që janë parashtruar dhe si përfundim gjykata e rrëzoi”-u shpreh avokati.

Për Veliajn që akuzohet nga SPAK për korrupsion fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre , drejtësia po i shkel një sërë të drejtash më e fundit po e ndalon të njihet me aktet hetimore të përcjella për gjykim.

Deri më tani Veliaj ka marrë vetëm një fitore nga gjykata kushtetuese që refuzoi shkarkimin e tij nga detyra. E njëjta gjykatë ka kaluar në seancë kërkesën e kryebashkiakut që kërkon shpalljen si të papajtueshme të vendimmarrjeve nga gjykatat më të ulëta të cilat e kanë lënë në burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB