Kërkoi zëvendësimin e masës, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Erion Veliajt
Rreth 75 kg marijuanë janë sekuestruar nga policia greke në Rajo të Igumenicës, në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar pasditen e djeshme nga sektori anti-drogë i policisë së Igumenicës.
Gjatë kontrollit të një automjeti që vinte nga kufiri gjelbër dhe synonte futjen në brendësi të tokës greke, u gjetën dhe sekuestruan 3 çanta që përmbanin 51 pako me 74 kg 804 gramë marijuanë. U sekuestruan gjithashtu edhe një automjet dhe një telefon celular.
Në prangat e policisë ra drejtuesi i mjetit, një 54-vjeçar shqiptar.
Prej shtatorit, policia greke ka sekuestruar rreth 775 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria. Rastet janë evidentuar në Igumenicë në rrugë tokësore e detare si dhe në Janinë, Selanik e Kostur.
Top Channel