Bastian Schweinsteiger është urdhëruar t’I paguaj Ana Ivanoviç 45,000 euro në muaj si një rrogë mujore e cilësuar për ushqim.

Këtë vendosi gjykatapas seancës së fundit në Mallorca pas divorcit të tenistes serbe nga ish-bashkëshorti i saj, ish- ylli i Bayern Munich dhe Manchester United. Gjykatësi vendosi që gjermani, bazuar në stilin e tij të jetesës dhe pasuritë e tij, duhet të paguajë shumën prej 15,000 eurosh për secilin djalë që ka me Ivanoviçin.  Kjo do të thotë që Ana Ivanoviç
duhet të marrë shumën prej 540,000 eurosh në vit!

Vendimi u mor pasi Ivanoviçi mori masa të përkohshme, një procedurë standarde në Spanjë për rastet që përfshijnë fëmijë të mitur. Gjykimi kryesor do të zhvillohet në Mynih. Gjykatësit zbuluan se familja shpenzonte 6,000 deri në 7,000 euro në muaj vetëm për ushqim. Shpenzimet e raportuara gjatë procedurës përfshinin një kopshtar, një kuzhinier, dy pastruese dhe një dado për secilin fëmijë.

Media gjermane Bunte theksoi shkallën e pagesave, duke vënë në dukje se shuma vjetore është ekuivalente me rreth nëntë paga mesatare vjetore bruto në Gjermani. Ana Ivanovic dhe Bastian Schweinsteiger ishin një nga çiftet më të famshme sportive, pasi u martuan në Venecia në vitin 2016. Ata u takuan në vitin 2014, kur Schweinsteiger ishte ende futbollist te Bayern Munich dhe Ivanoviç po i jepte fund karrierës së saj në tenis.

Ata kanë tre djem. Luka (8 vjeç), Leon (5) dhe Theo (2). Në vitin 2025, pati thashetheme se Bastian kishte një lidhje jashtëmartesore dhe Ivanoviç ishte ajo që kërkoi divorc.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB