“Dua të shkoj në Tiranë, por nuk mundem”/ Bllokimi i qarkullimit, qytetarja humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik Një grup kriminal që furnizonte Tiranën me armë zjarri, është çmontuar nga policia pas dy muajsh hetime.
Katër persona janë arrestuar për trafikimin e armëve, të cilat i merrnin nga Kosova dhe i magazinonin në Selitë.
Bëhet fjalë për Rezarto Rumin, Kelvin Caushin, Ardjan Caushin si dhe Gloris Nezaj, ky i fundit me të shkuar kriminale.
Nga hetimet dyshohet se të arrestuarit, pasi siguronin armë zjarri kryesisht nga Kosova, i sillnin ato në Tiranë dhe më pas modifikoheshin dhe magazinoheshin në Selitë.
Grupi kriminal është fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë në rrugë, teksa transportojnë armët e zjarrit.
Gjatë kontrollit në ambientin ku magazinoheshin armët su dhe në banesat e të arrestuarëve, policia gjeti 8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, jelek multifunksion dhe 9 celularë.
Armët u shiteshin grupeve kriminale, ndërsa policia thotë se po punohet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.
Vetëm 10 ditë më parë, një tjetër grup që trafikonte armë u godit nga policia në zonën e Yzberishtit. Artur Brahimaj, Ilir Zyberi dhe Artur Rushiti u arrestuan si anëtarë të grupit të trafikut të armëve, ndërsa policia sekuestroi 5 armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tufinë dhe në Fresk.
Top Channel