Formula 1/ Hamilton dhe Leclerc të kënaqur me Ferrarin: Një start solid, kemi mësuar shumë
Formula 1 i mungon dhe është gati të kthehet, por vetëm për një projekt fitues. Christian Horner thyen heshtjen pas shkarkimit nga posti i Drejtorit të skuadrës së Red Bull në muajin korrik dhe e bën duke folur publikisht për herë të parë edhe për të përgenjeshtruar disa zëra që e shihnin te skuadra të tjera si Alpine.
‘Do të kthehem për të fituar diçka, nuk e kam me ngut-tha 52 vjeçari, i cili për dy dekada korri suksese me skuderinë austriake duke fituar 8 tituj për pilotë e 6 për kondstruktorë. Vendimi i Red Bull për ta shkarkuar erdhi 1 vit e gjysmë pasi një kolege e akuzoi për sjellje të papërshtatshme
Alpine përpara pak ditësh kishte thenë se Horner bënte pjesë e një grupi te interesuar për të investuar në skuadër.
‘E ndjej që kam çështje të lënë pezull në Formula 1-shtoi Horner-nuk u mbyll siç do të doja unë. Por nuk do të kthehem për çdo gjë. Do të kthehem për diçka që mund të fitoj. Nuk dua të kthehem në paddock nëse nuk kam ndonjë gjë për të bërë. Më mungon sporti, më mungojnë njerëzit, më mungon skuadra që ndërtova. Kam përjetuar 21 vjet të pabesueshëm në Formula 1. Kam pasur një rrugëtim fantastik, kam fituar shumë gara, kampionate dhe kam punuar më inxhinierë, pilotë dhe partnerë të jashtëzakonshëm. Nuk kam nevojë të kthehem prapa. Mund ta mbyll edhe tani karrierën. Kështu që do të kthehem vetëm me mundësinë e duhur, deri në pranverë nuk do të mund të bëj asgjë’
Top Channel