8 orë të bllokuar nga shembja e shpatit, hapet lëvizja në të dyja kahet në aksin Librazhd-Qafë Thanë. Apel shoferëve për kujdes

01/02/2026 18:56

Hapet lëvizja në të dyja kahet pas 8 orë bllokimi i aksit rrugor Librazhd-Qafë Thanë, pjesë e korridorit të VIII, nyja kryesore lidhëse e juglindjes së vendit.

Shërbimet e Policisë Rrugore, patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat janë prezente në të gjithë gjatësinë e aksit, me qëllim monitorimin e lëvizjes së lirë të automjeteve.

Për shkak të fluksit të shtuar, Policia Rrugore e Elbasanit apelon për kujdes gjatë qarkullimit, qëndrimin në radhë dhe respektimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ekipet punuan për orë të tëra për të shembur totalisht faqen e malit në mënyrë që të mos kishte rrezikshmëri të tjera pas hapjes së qarkullimit të mjeteve.

Teksa qëndruan 8 orë të bllokuar gra fëmijë e të moshuar,  policia rekomandoi drejtuesit e mjeteve, që të përdorin aksin rrugor Maliq-Lozhan-Moglicë-Gramsh-Elbasan për të udhëtuar drejt Tiranës.

Bllokimi i rrugës përkoi me ditën e diel ku qindra pushues kthehen nga juglindja dhe ky aks rrugor është shumë I ngarkuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB