Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shtunën ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Megjithatë, me kërkesë të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, KQZ nuk shpalli rezultatin për Listën Serbe.
“Deklarohem që votoj kundër Listës Serbe dhe kandidatëve veç e veç”, u shpreh anëtari i LVV në KQZ, Sami Kurteshi.
“Unë dhe Ilir Gashi absentojmë që në rastin e Listës Serbe pra absentojmë për këtë subjekt politik, lidhur me subjektet e tjera të dalura votojmë pro”, tha anëtari i PDK, Arianit Elshani.
Në mbledhjen e KQZ-së u diskutua edhe për shpalljen e rezultatit pa përfunduar afati i ankesave për administrimin e procesit të rinumërimit në Qendrën e Numërimit të Rezultateve, për !ka kryetari i këtij institucioni, Kreshnik Radoniqi tha se ligji e mundëson një gjë të tillë.
“E kemi përmirësuar tërë procesin e adminsitrimit në Qendrën Komunale të Numërimit tanimë ligji nuk jep ndonjë dispozitë të veçantë për proces ankimor në procedurën e rinumërimit por të drejtën nuk ia hupim askujt për parashtrimin e ankesave lidhur me rinumërimin dhe me shpalljen e rezultatit”, tha kryesuesi i KQZ, Kreshnik Radoniqi.
Përkundër manipulimit te votat e kandidatëve për deputetë, që u pasua me rinumërim vetëm Fikrim Damka i KDTP-së e ka humbur mandatin, duke u zëvendësuar me bashkëpartiakun e tij, Ergyl Mazrek. Ndërkohë, rezultati për subjektet politike ka mbetur i njëjtë. Lëvizja Vetëvendosje, në Kuvend do të ketë 57 mandate, PDK 22, LDK 15, AAK 6. Ndërsa Lista Serbe ka marr 9 deputetë nga dhjetë vendet e rezevruara për komunitetin serb.
Top Channel