Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim, do të vëzhgohet nga ekipi i institucionit
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbjon Jagland, ndodhej për një vizitë dy ditore në Tiranë në maj të vitit 2012, ku në axhendë kishte takime të rëndësishme me Presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto.
Por teksa ishte i angazhuar me politikën e ditës në Tiranë, atij i i kishte rënë në sy një tjetër detaj, vajzat e jashtëzakonshme shqiptare.
Këtë, ia përcolli edhe Jeffrey Epstein një ditë më vonë përmes një emaili, ku e njoftonte që kishte qenë në vendin tonë.
Sipas arkivave të kohës, ai u takua me kryeministrin Sali Berisha, të cilin e uroi për marrjen e kryesimit të radhës së Komitetit të Ministrave të KE.
Tirana në atë periudhë po vlonte nga debati për zgjedhjen e Presidentit kur Bamir Topi ishte në muajin e fundit të mandatit dhe Sali Berisha nuk i kishte votat e mjaftueshme për ta zgjedhur në tre raundet e para kreun e ri të shtetit.
Në konferencën për shtyp të 24 majit 2012, Jagland, i cili kishte qenë më parë edhe kryeministër i Norvegjisë, bënte thirrje për zgjedhjen e një Presidenti konsensual.
Një ditë më vonë, mbresat e tij për vendin tonë kishin mbetur te “vajzat e jashtëzakonshme të Tiranës”.
Top Channel