Futbollisti fatkeq bardheblu përcjell në banesën e fundit, në vendlindjen e tij, vajzën që ndërroi jetë aksidentalisht në Tiranë
Inter dhe Milani e kanë me ngut të nisin punimet për San Siron e re. Debutimi i impiantit të ri është parashikuar të jetë jo përpara vitit 2031, por sipas të përditshmes ‘La Gazzetta Dello Sport’, dy klubet kanë bërë një kërkesë zyrtare për të nisur punimet në muajin maj pas përfundimit të sezonit, Serie A mbyllet në 24 maj.
Në një takim në Palazzo Marino, klubet i prezantuan Bashkisë së Milanos një propozim operativ që përfshin edhe bonifikimet e para në zonën e parkingjeve aktuale, e destinuar të presë stadiumin e ri dhe një sërë ndërhyrjesh logjistike sic është spostimi i dyerve rrotulluese, portat rrethuese dhe të impiantit të mbikqyrjes.
Në mënyrë të veçantë, hyrjet 7, 8, 9 e 10, që janë pas muzeut dhe tribunës së kuqe do të tërhiqen më pranë impiantit dhe nuk do të përdoren për gjatë gjithë sezonit 2026-27 duke shënuar kështu nisjen e një rrugëtimi që do të ndryshojë fytyrën e zonës dhe mënyrën me të cilën tifozët do të përjetojnë eksperiencën e stadiumit.
Top Channel