Kushtetuesja i rrëzoi padinë, ish-ministri Beqaj letër anëtarëve të gjykatës: Nuk jepni mundësinë të dëgjohem. Në 7 muaj s’kam folur as 2 orë
Departamenti i Drejtësisë në SHBA publikoi 3.5 milionë mesazhe nga dosja e Jeffery Epstein. Në morinë e mesazheve, në postën elektronike të tij rezulton e përmendur edhe Shqipëria.
Top Channel ka siguruar një e-mail ku përmendet vendi ynë. Në njërin prej tyre mesazhi i është dërguar Jeffrey Epstein nga Thorbjorn Jagland, ish kryeministër i Norvegjisë dhe në atë kohë mbante postin e ish Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës.
Mesazhi mban datën 25 maj 2012 dhe ai përmban një përgjigje që Thorbjon Jagland i kthen një e-maili të marrë disa orë më herët nga Jeffrey Epstein.
Thorbjorn Jagland i përgjigjet në orën 21 e 37 minuta.
“Përshëndetje Jeffrey! Jo nuk e kam telefonuar ende. Isha në Tiranë, Shqipëri. Vajza të jashtëzakonshme. Do të shkoj në Jordani, Palestinë e më pas në Izrael. Kthehem të enjten!”.
Në kohën e shkëmbimit të këtyre mesazheve, Thorbjorn Jagland mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës dhe ka qenë i angazhuar në Shqipëri për zgjidhjen e krizës politike që shpërtheu në janar 2011 dhe pas zgjedhjeve vendore të atij viti, ku PS kundërshtoi rezultatin e tyre në Tiranë. Gjatë vizitave në Tiranë, Jagland ka bërë një sërë takimesh me Sali Berishën, në atë kohë Kryeministër i vendit.

Top Channel