Sfida mes Milan dhe Comos e vlefshme për javën e 24 të Serie A italiane tashme e ka një datë. Dueli mes kuqezijnve të Massimiliano Allegrit dhe armatës së Cesc Fabregas do të luhet në 18 shkurt në orën 20:45.

Gjithçka u konfirmua nga Serie A nëpërmjet komunikatës së saj paraditen e kësaj të shtune. Kjo ndeshje ishte shtyre për shkak të Ceremonisë së Hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Milano Cortina e programuar që të zhvillohet në 6 shkurt.

Fillimisht kjo ndeshje ishte parashikuar të luhej ne Perth të Australisë, por në fund ky opsion ra dhe tani Milan dhe Como do të masin sërish forcat mes tyre në 18 shkurt.

Vlen të theksohet se në të njëjtën ditë me sfidën Milan-Como do të luajë edhe Interi që do të jetë i impenjuar në transfertën norvegjeze me Bodo/Glimt në raundin e playoffit të Ligës së Kampioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB