E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis
Nuk ka fund emergjenca te Napoli me trajnerin Antonio Conte që sheh të humbasë edhe shërbimin e kapitenit Di Lorenzo.
Mbrojtësi italian e la përpara kohe fushën e lojës duke u zëvendësuar në minutën e 30 në sfidën me Fiorentinën për shkak të një dëmtimi të pësuar në gju si pasojë e rënies në tokë pas një dueli ajror me Fabbian teksa e mbështeti atë në mënyrë jonatyrale në tokë.
Një imazh që la të kuptohej menjëherë se bëhet fjalë për një dëmtim shumë serioz. Futbollisti mbeti në tokë me duart në fytyrë dhe pas zëvendësimit me Oliver doli nga fusha me barrelë dhe më pas u dërgua direkt në ambulancë.
Për mbrojtësin është shfaqur frika për një kohë të gjatë rikuperimi por gjërat do të qartësohen nga ekzaminimet mjekësore që Di Lorenzo do të kryejë në orët në vazhdim. Nëse kjo frikë do të konfirmohet, për Antonio Conte do të ketë dhimbje koke pasi po sheh që skuadra e tij të përgjysmohet nga dëmtimet e njëpasnjëshme.
Top Channel