Franca, Deschamps humbet betejën ligjore me gazetarin për largimin e Benzema para Botërorit 2022
Pas tensioneve të muajve të kaluar dhe riafrimin ne javët e fundit, më në fund erdhi momenti i rinovimit të Mike Maignan me Milanin.
Agjentët e portierit francez, në fakt u paraqitën në selinë e klubit kuqezi për të formalizuar detajet e fundit të kontratës që do të lidhë Maignan me Milanin deri në vitin 2030 me opsion rinovimin e saj edhe për sezonin pasardhës. Kontrata do të shoqërohet me një pagë fikde 5 milionë euro plus bonuese.
Me fjalë të tjera, pasi kaluan frikën e humbjes së portierit me parametra zero, drejtuesit dhe tifozët e Milanit më në fund mund të marrin frymë lirisht nga lehtësimi dhe të shohin të ardhmen më atë që sot për sot është portieri më i mirë në Serie A, që me pritjet e tij mund t’i lejojë skuadrës së Allegrit(protagonist i rëndësishëm në vendimin e Magic Mike të qëndrojë në Milano), që të luftojë deri në fund me Interin për titullin kampion të Serie A.
Top Channel