Kelmendi në Malësi të Madhe është një nga perlat e Veriut të Shqipërisë, me resurse të jashtëzakonshme dhe potencial për turizëm gjatë gjithë vitit.
Por emigrimi masiv po e zbeh këtë zonë, duke lënë pas fshatra të zbrazur dhe një boshllëk të dukshëm në komunitet. Përkunden qindra te rinjve qe kane emigruar ne Amerike, disa te rinj kane vendosur te qëndrojnë duke ndërtuar bujtina e duke mbajtur turizmin gjalle por serish plaga e emigracionit nuk ndalet.
Gazmend Pepaj i ka thënë “jo” emigrimit. Ai, së bashku me familjen, pret dhe përcjell turistë edhe pse dimri është më i vakët dhe numri i vizitorëve pak më i ulët.
Kelmendi është gjithashtu i pasur me bime medicinale, të cilat kanë vlera të mëdha shëndetësore dhe përbëjnë një tjetër atraksion për turistët e interesuar pas natyrës dhe shëndetit.
Rruga drejt fshatrave turistikë qëndron e hapur gjatë gjithë dimrit, dhe me rikthimin e dëborës, kthehen edhe vizitorët e pasionuar pas natyrës së paprekur, për të përjetuar madhështine e alpeve.
Top Channel