Dhunuan një çift dhe iu dëmtuan makinën, procedohet 44-vjeçari në Durrës, shpallen në kërkim dy të tjerë

31/01/2026 16:10
Foto Ilustruese

Një 44-vjeçar është proceduar penalisht nga Prokuroria e Durrësit pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë dhunuar një çift 55-vjeçarësh dhe iu kanë dëmtuar automjetin.

Sipas uniformave blu pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A. Z., 44 vjeç, në bashkëpunim me shtetasit S. Z., 46 vjeç, dhe V. R., 37 vjeç kanë goditur me grushte shtetasit F. M., 55 vjeç, dhe L. M., 55 vjeçe, si dhe kanë dëmtuar automjetin e tyre.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasit A. Z., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit S. Z., 46 vjeç, dhe V. R., 37 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës.

Nga hetimet ka rezultuar se më datë 30.01.2026, rreth orës 17:30, në lagjen nr. 14, Nishtulla, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte shtetasit F. M., 55 vjeç, dhe L. M., 55 vjeçe, si dhe kanë dëmtuar automjetin tip “Ford Focus”, duke thyer xhamat e derës së shoferit dhe pasagjerit, në pronësi të shtetasit L. M., 47 vjeç.

Nga ana e Policisë është bërë shpallja në kërkim e shtetasve S. Z. dhe V. R., dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB