Zyrtare, drejtuesit e Pisas vendosin të shkarkojë trajnerin Alberto Gilardino
Declan Rice do zhvilloi sot ndeshjen e tij të 300-të në Premier League, duke hyrë zyrtarisht në historinë e kampionatit anglez, në përballjen e “Topçinjëve” ndaj Leed United, të cilën skuadra e Artetës e fitoi 4-0.
Mesfushori anglez i Arsenalit bëhet kështu lojtari i pestë më i ri që arrin këtë shifër mbresëlënëse paraqitjesh në elitën e futbollit anglez. Ky rekord është një dëshmi e qartë e vazhdimësisë, profesionalizmit dhe nivelit të lartë që Rice ka treguar që në moshë shumë të re, duke u afirmuar si një nga mesfushorët më të qëndrueshëm të Premier League.
Që nga debutimi i tij e deri më sot, Rice ka qenë gjithmonë një figurë kyçe për skuadrat ku ka luajtur, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të besueshëm dhe më të vlerësuar në kampionat, falë inteligjencës taktike, forcës fizike dhe lidershipit në fushë.
Arritja e 300 ndeshjeve në një moshë kaq të re e konfirmon Declan Rice si një nga emrat më të rëndësishëm të brezit të tij dhe një lider të padiskutueshëm, me një karrierë që premton ende shumë suksese në vitet në vijim.

Top Channel