Chelsea mori një fitore të vuajtur por të vlefshme në sfidën e radhës së Premier League angleze teksa në Stamford bridge mposhti West Ham me rezultatin 3-2 në një sfidë ku Enzo Fernandez nderoi Blutë me golin e tij.

Pjesa e parë ishte katastrofike për Chelsean që e mbylli atë me disavantazhin 0-2. West Ham e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 7 teksa shënoi me Jarrod Bowen, ndërsa në minutën e 36 erdhi edhe goli i dytë për miqtë që i shtangu të gjithë në Stamford Bridge i shënuar nga Summerville

Në pjesën e dytë  Chelsea përmbysi gjithçka në këtë përballje. Në minutën e 57 Joao Pedro shkurtoi diferencën në 2-1, ndërsa në të 70 Cucurella barazoi rezultatin në 2-2. Kur po dukej se kjo sfidë po mbyllej në barazim, Enzo Fernadez në minutën e 92 realizoi përmbysjen teksa shënoi golin e tretë duke e cuar rezultatin 3-2. Në këtë përballje që pati shumë minuta shtesë u shënuan edhe momente tensioni ndërkohë që West Ham mbeti me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Todibo. Pas kësaj fitoreje, Chelsea shkon në 37 pikë, ndërsa West Ham mbetet në vendin e 18 me 15 pikë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB