Napoli reagon pas eliminimit në Champions, mposht Fiorentinën në Serie A
Arsenali rikthehet te fitorja në Premier League. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta që zhvilloi një fazë të parë perfekte në Ligën e Kampioneve, shkatërroi Leedsin në Elland Road me rezultatin 4-0 dhe e thellon më shumë për momentin diferencën me ndjekësit.
Festivali i golave për Topçinjtë e Londrës u hap në minutën e 27 me golin e Martin Zubimendit. Telashet për Leeds u shtuan në minutën e 38 kur një autogol i Karl Darloë i dha mundësinë Arsenalit të cojë rezultatin 2-0 me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë e sfidës.
Në 45 minutat e dyta, Arsenali shënoi edhe dy herë të tjera, në minutën e 69, Gyokeres i coi shifrat në 3-0 ndërsa pokerin e golave e plotësoi Gabriel Jesus në minutën e 86 dhe kështu kjo ndeshje u mbyll 4-0 për skuadrën e Mikel Artetës që shkon në 53 pikë, 7 më shumë se Manchester City dhe Aston Villa që do të luajnë ndeshjet e tyre këtë të dielë, ndërsa Leeds mbetet me 26 pikë në vendin e 16.
Top Channel